Familja e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka një thirrje publike për institucionet e Kosovës që trupi i familjares së tyre të prehet në vendlindjen e saj.
“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, ka shkruar Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, në një postim në Facebook.
Trupi i Liridona Ademajt u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët po kërkojnë ta zhvarrosin trupin.
“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonën ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar Leonard Ademaj /rtk/
Lajmi kryesor: