Familja Arapaj në varfëri ekstreme, nëna e tre fëmijëve mes lotëve: Hamë bukë e vaj s'e s'kemi asnjë lekë

FIER-5 anëtarë të familjes Arapaj nga fshati Vjosë i Cakranit në Fieri jetojnë në kushte  mjaft të vështira ekonomike. Kryefamiljari për shkak të problemeve me shëndetin nuk është i aftë për të punuar duke e vështirësuar më tepër situatën e tyre.

Me lot në sy dhe e mposhtur nga varfëria nëna e 3 fëmijëve, Manushaqe Arapaj tregon që ajo dhe bashkëshorti i saj nuk arrijnë të sigurojë dot as bukën e fëmijëve, pasi janë të pa punë dhe nuk trajtohen as me ndihmë ekonomike. Ndërsa frika se banesa në të cilën ata jetojnë, një ditë mund t'i zëre brenda është e madhe për shkak se godina është mjaft e amortizuar.

"Jam në gjendje të keqe ekonomike. S’kam asnjë të ardhur. Jam shumë keq. Fëmijët shkojnë në shkollë. Herë ju jap bukë me vaj...As edhe një lloj ndihme nuk kam. Na kanë prerë ujin. Jam me kamat vonesë 2 milon lekë. Është shumë e vështirë për të jetuar këtu sepse kemi frikë se mos na bjer tavani. Njëherë i ra fëmijës llaçi në kokë", tha Manushaqe Arapi.

Në këto kushte kryefamiljarja i bën apel gjithkujt që ka mundësi për ta ndihmuar që edhe fëmijët e saj të jetojnë si të gjithë të tjerët, pasi dimri po ofron dhe në shtëpinë e saj i ftohti hyn nga të katërta anët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 11/10/2019 02:29

    SKA MINIMUM JETIK PRANDAJ SHTETASIT SHQIPETARE PERFUNDOJNE NE KETE GJENDJE NDIHMA E MOMENTIT NUK ESHTE ZGJIDHJE

    Përgjigju
  • Humanity: 09/10/2019 12:06

    Po na lini ndonje numer kontakti qe ti ndihmojme.

    Përgjigju
  • Artur: 09/10/2019 10:35

    Si mund ta kontaktojme familjen per te ndihmuar.

    Përgjigju
  • Fredi: 09/10/2019 08:41

    Sido qe te jetë këto nuk thuhen në sy te femijeve te cilet neser pasneser do te behen me komplekse. Femijet nuk duhet te degjojne gjëra te tilla. Shikoni me kujdes foton qe ilustron artikullin...sa njemije fjale. C ka tregon nëna me vuajtje e lot, transmetohet tek fëmija. Gazetaret gjithashtu bejen gabime te rëndë qe kur investojne keshtu gjerash nuk duhet te lejojne qe femijet te jenë aty apo ju pëlqen tragjiciteti i te tjereve?!

    Përgjigju
  • Tili: 09/10/2019 01:33

    I drejtohem biznesit te vere doren ne zjarr dhe ta ndihmoje kete familje.

    Përgjigju
    • Klodi: 09/10/2019 16:10

      Na dergoni ndonje kontakt ose te dhena, sepse kemi deshire te ndihmojme kete familje ne veshtiresi.!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë