Para dy ditësh David Beckham deklaroi se ishte gati për të hapur një klub të ri sportiv në Majemi dhe për këtë ai dhe familja pritet të kalojnë më shumë kohë në Florida.
Futbollisti i famshëm, i cili është tërhequr nga futbolli në maj të viti 2013, ka thënë se partnerja e tij, Victoria Beckham dhe katër fëmijët janë mjaft të ngazëllyer për të eksploruar qytetin.

Një përfaqësues i familjes ka thënë për mediat e huaja: “Victoria dhe fëmijët janë befasuar për aventurën e ardhshme në jetën e tyre. Si familje ata e duan Amerikën dhe janë mjaft të ngazëllyer për të eksploruar një qytet të ri dhe për të kaluar kohë të bukura në Majemi".
Sipas raportimeve Beckham ka ndërmend të ndërtojë një stadium me 25 000 vende në Majemi dhe nëse ato do arrijnë të sigurojnë fondet e duhura projekti do të nisë në vitin 2017.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com