Familja Bossi jetë lluksoze
me fondet e Lega Nord

Familja Bossi jetë lluksoze <br />me fondet e Lega Nord
Lideri i Lega Nord Umberto Bossi dhe dy djemte e tij do të përballen me akuza për përvetësim fondesh në dëm te shtetit Italian. Që nga dy djemte e deri tek ish nusja e djalit Richard. E gjitha familja dyshohet të ketë shfrytëzuar fondet e Lega Nord për pushime, trajtime estetike etj.
Corrierre della Sera zbulon sot disa nga akuzat dhe reagimet e djalit Renzo Bossi i cili ende nuk ka mbyllur çështjen e diplomës së blerë në shqipëri në universitetin “Kristal”.
Sipas Corrierre della Sera përmes rimbursimeve zgjedhore në gusht të 2011 Umberto Bossi ka përvetësuar fonde nga shteti Italian në mënyrë të paligjshme. Më këto fonde thuhet në akuzë se ai ka kaluar çdo muaj një shumë prej 5 mijë eruosh në llogari të dy djemve të tij të cilët i kanë shpenzuar për qëllime personale dhe jo për partinë.
Sipas prokurorëve shumat e parave qarkullonheshin brenda familjes Bossi në këtë mënyrë.
Dy djemtë e kreut të Lega Nord i kërkonin ish financierit të partisë Francesco Belsito që t’ju kaloheshin në llogaritë e tyre në bankë para nga fondet e parashikuara për aktivitete e partisë, shuma të cilat përdoreshin për të mbuluar shpenzimet personale të tyre.
Sipas burimeve Belsito e ka njoftuar gjithmonë kreun e Lega Nord për shumat e kaluara në llogari të dy djemve të tij. Nisur nga këto informacione besohet se Umberto Bossi ka përvetësuar nga shteti italian shumën prej 18 milion euro, shumë që konfirmohet nga ish financieri i partisë Belsito.
Nga këto para dyshohet se ka përfituar edhe ish bashkëshortja e djalit tjetër, Richard. Ndërsa Renzo i cili nuk gjendet në Itali për momentin pasi është në Marok me pushime së bashku me të dashurën e tij, ka reaguar se është gati të përballet me akuzat dhe mohon kategorikisht të ketë marrë qoftë edhe një euro të vetme nga partia dhe që kurrë s’ka marrë një pagë fikse nga Lega Nord.

(m.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri