TROPOJE- Braktiset në paraburgim 31-vjeçarja që vrau bashkëshortin dhe të dashurin në qytetin e Tropojës. Shtetasja Manjola Dollapaj është transferuar drejt paraburgimit në Tiranë, pesë ditë pas krimit të dyfishtë që ndodhi në qytetin verior të Tropojës. Pas masës së sigurisë në gjykatë ku u vendos që 31-vjeçarja të mbahet në arrest me burg pa afat, djali 1-vjeçar që ajo kishte me shtetasin Eduart Dollapaj, ka mbetur pa nënë e pa baba. Familjarët e saj por edhe familja e bashkëshortit, e kanë braktisur shtetasen Manjolla Dollapaj. Askush nuk është interesuar për të që pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi në katin e parë të një banesë në lagjen “Partizani” të Tropojës. Policia thuhet se ka sekuestruar nëe banesën ku ndodhi vrasja, dy filxhanë kafeje që tregojnë se 31-vjecarja e kishte mirëpritur shtetasin Kaçanik Gjyriqi i cili u gjet në banesë pas mesnate nga bashkëshorti i të akuzuarës. Eduart Dollapaj u kthye pas mesnate në shtepi dhe pasi gjeti të dashurin e gruas aty, u vra me 7 plumba nga e shoqja e cila nuk kurseu me pas as partnerin e saj të cilin e qëlloi me Kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend. Gjykata e Shkallës së Parë në Tropojë vendosi masën e sigurisë arrest me burg për shtetasen Manjola Dollapaj, 31 vjeçe, e akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj Eduart Dollapi dhe të dashurit të saj, Kaçanik Gjuriqi. Tri ditë pas arrestimit na lagjen “Partizani” të Tropojës, 31-vjeçarja ka dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata pasi dëgjoi kërkesën e prokurorisë e cila formuloi akuzën vrasje me dashje, vendosi mbajtjen e 31-vjeçares në masën arrest me burg pa afat deri në fund të hetimeve. Një ditë pas arrestimit me akuzën e vrasjes, Manjola Dollapaj tentoi vetëvrasjen në qelitë e paraburgimit të Tropojës. Sipas hetimeve të deritanishme mësohet se shtetasi Eduart Dollapaj i cili punonte në hidrocentralin e Fierzës, është kthyer atë natë në banesë në mënyrë të papritur.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)








