Familja e këngëtarit Tonin Tershana
mes përfituesve të banesave sociale

Familja e këngëtarit Tonin Tershana<br />mes përfituesve të banesave sociale
Në mes të 242 familjeve të pastreha, figuron dhe emri i këngëtarit të madh, Tonin Tërshana. Jeta mes firmave piramidale dhe emigracionit në këto 25 vjet, e ka lënë pa shtëpi mjeshtrin e punës. A1 Report ndau me bashkëshorten e tij emocionin e të bërit me shtëpi të familjes Tërshana.

“Sot është një ditë shumë e gëzueshme për familjen tonë se edhe ne arritëm të bëhemi me një shtëpi nuk kam fjalë si ta shpreh gëzimin që kemi sot pavarësisht se Tonini nuk mund të vinte pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore nuk di kam shumë emocione nuk di sot është dita më e lumtur”, shprehet bashkëshortja.
 
Po si përfundoi familja Tërshana pa strehë?

“Ne kemi aplikuar që në 2005 por ngaqë kemi qenë në emigracion nuk jemi interesuar. Ka tre vjet që jemi kthyer nga emigracioni. Kur kemi aplikuar për herë të fundit nuk kemi pas asnjë vonesë. Deri tani që kur jemi kthyer nga Greqia jetojmë me qira”, tregon ajo.

Për shkak të statusit që gëzon kryefamiljra Tonin Tërshana, ai do të gëzojë një banesë të bollshme, 3 +1.

“Kemi përfituar një hyrje 3 plus 1, e kemi pas të shkruar aty tre plus 1 kisha pas dëshirë katin sipër dyqaneve për arsye se ashensor nuk ka po të kishte ashensorë nuk do kisha ndonjë pretendim. Por ngaqë Tonini vuan nga astam dhe është keq me frymëmarrjen nuk është i zoti me i ngjit shkallët”, shprehet bashkëshortja.

Vetë këngëtari prej disa kohësh është I sëmurë dhe pret që vendimi i bashkisë të zbatohet menjëherë dhe së bashkë më familjarët e tij të vendosen në shtëpinë e re në zonën e Shkozës, duke fshirë emrin nga lista e të pastrehëve.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv