Familja e Katsifas letër kryeministrit grek, Mitsotakis: Të zbardhjet vrasja e djalit tonë, jemi krenarë për të

Jani dhe Vasilia Kacifas

GREQI- Prindërt e Kostandino Kacifas, Jani dhe Vasilia Kacifas i kanë dërguar një letër kryeministrit grek Kostandino Kacifas ku kërkojnë zbardhjes e ngjarjes ku mbeti i vrarë djali i tyre.

Prindërit e Kostandino Kacifas, Jani dhe Vasilia Kacifas i kanë dërguar një letër kryeministrit grek Kostandino Kacifas ku kërkojnë zbardhjes e ngjarjes ku mbeti i vrarë djali i tyre.

Duke u ankuar për sjelljen që sipas tyre, ka bërë Policia shqiptare dhe shteti shqiptar ndaj tyre, familja e Kacifasit i drejtohen kryeministrit grek, ku i kërkojmë që ai të ndërhyjë të shteti shqiptar.

“Me vrasjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton Pakicën Kombëtare Greke dhe të drejtat e saj.”, -thuhet ndër të tjera në letrën e tyre.

LETRA
Z. Kryeministër,
Një vit më parë djali ynë Kostandin Katsifas siguroi që fshati ynë të vishej me blu dhe të bardhë për të nderuar kujtimin e vjeshtës së vitit 1940.
Sot, një vit pas, Kostandini ynë, nuk është më këtu, siç e dini u ekzekutua nga forcat speciale të policisë shqiptare në fshatin tonë Bularat, më 28 tetor 2018.
Por këtu është shpirti i tij që kërkon justifikim me “pse?”.

Pse u ekzekutua i rrethuar në mal nga qindra burra të Policisë Shqiptare, ndërsa ai mund të ishte arrestuar?
Pse na torturuan për dhjetë ditë dhe e tërhoqën kufomën e fëmijës sonë pa na lënë ta shohim?
Pse ata ndryshuan gjithçka duke ndërhyrë në trupin e djalit tonë dhe duke na penguar ne si prindër të bënim ekspertizën tonë?
Pse nuk i respektojnë të drejtat tona fetare dhe ndaluan punimet për përkujtimoren e fëmijës sonë?
Pse janë terrorizuar prej një viti anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek që po na mbështesin në dhimbjen tonë? Ata merren në pyetje, terrorizohen dhe shpallen të padëshiruar.
Për një vit tani autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes së Kostandinit tonë.
Z. Kryeministër,
Ne e kuptojmë barrën e përgjegjësisë që ju keni, por shpresojmë dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni për lëshimin e menjëhershëm të përfundimit të vrasjes së djalit tonë, në mënyrë që ne si prindër të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij.
Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare donin të promovonin. Kostandini ishte një njeri me zemër të mirë dhe me zemër të këndshme që e donte shumë Greqinë. Dora e tij nuk ishte e armatosur për të marrë jetë, ai nuk mundi, pasi besimi i tij i thellë në Zot dhe vlerat e krishtera nuk e lejuan. Reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës në të gjitha ato që po përjetonte. Pakënaqësia për atë që ka qenë dhe vazhdon të kalohet nga njerëzit e Epirit të Veriut që nuk guxojnë të reagojnë sepse frika e mposhti atë. Djali ynë guxoi dhe ne jemi krenarë për të.
Me vrasjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton Pakicën Kombëtare Greke dhe të drejtat e saj.
Z. Kryeministër,

Ne ju kërkojmë të ktheni sytë nga vendi ynë përpara se të jetë vonë. Me respekt Jani dhe Vasilia Kacifas”

Vetëm pak ditë më parë, Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për nënën e Konstandinos Kacifas pas thirrjeve anti-shqiptare që ajo bëri para varrit të të birit, në 1-vjetorin e vdekjes.

Thirrjet u bënë menjëherë pas ceremonisë së zhvilluar në varrezat e fshatit Bularat në përkujtim të Konstantinos Kacifas, më 26 tetor.

Nëna 67-vjeçare e Kacifas, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare, gjatë ceremonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, bëri thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer veprën penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.

Vasilia Kacifa, sëbashku me vajzën e saj të ardhur nga Greqia dhe disa persona të tjerë kanë tentuar të shkaktojnë incidente në varrezën e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila ndodhet në hyrje te fshatit Bularat.

"Djali im, trimi im, jemi grek, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çojuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi.  Jam krenare për ty biri im", deklaroi ajo.

 

m.v./G.D./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Leka: 09/11/2019 03:11

    Po sikur nje shqiptar te merrte kallashnikovin ne greqi dhe te fillonte te qellonte ne fshatra greke,,cfare do bente policia greke,,,ne shqiperi keni jetuar dhe e keni degjuar shprehjen me qeverine,ujin,dhe zjarrin mos u kruaj..

    Përgjigju
  • Gimi: 09/11/2019 02:46

    Mos harroni ju qytetare shqiptare me origjine greke,,sesa shqiptare jane vrare kot nga policia dhe ushtria greke,,edhe ata bij nenash ishin,,rrini urte e mos u beni zot ne shqiperi se plumbin ballit do hani,,,ulni koken e punoni,,shqiptaret ju kane mbajtur ne pellembe te dores,,e nuk ju kane inat,,se kemi jetuar bashke ne te mire e te keq,,,mos u beni pale me qente qe jetojne ne greqi....greqia te na ktheje camerine ,,e te kerkoje falje per krimet e bera atje....

    Përgjigju
  • Jon: 08/11/2019 23:46

    Ta ka fajin "agimi i artë" që i mori mëndjen ca të rinjve të verbër që nuk kanë idenë nga vijnë e ku shkojnë. Por vetë drejtësia greke po vë në vendin e vet fashistët e ç'do lloj tipi. Koha do të tregojë kush ishte fajtori që u vra Konstandini

    Përgjigju
  • Jon: 08/11/2019 23:24

    Nënë e dashur, vëndi ku jetoni ju dhe jetonte i ndjeri Konstandin quhet SHQIPËRI, ashtu siç quhet GREQI, vëndi që na kufizon. Prandaj nqs jeton në SHQIPËRI duhet të respektosh ligjet e vendit. Nqs merr pushkën, shko në GREQI se aty patjetër do të presin me 'krahëhapur"

    Përgjigju
  • Iliri: 08/11/2019 23:11

    I shkofshit dhe ju te du nga mbrapa atij pleres.rrace e keqe

    Përgjigju
  • Sefer Hajdini: 08/11/2019 18:55

    Vetem ne nje vend si shqipnija mund ti lejoje keta fabrikante M..ti, te flasin per (hero)dhe jo ekstremist M..ti.

    Përgjigju
  • liri: 08/11/2019 18:12

    PSE E LATE te merrte armen,,,nuk duhej ta kishe lene te radikalizzohej ,,,si fundamentalist islamik,,..

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/11/2019 16:48

    Familje VK

    Përgjigju