GJIROKASTËR- Pas shkrimit ekzkluziv të Shqiptarja.com, mbi rezultatet e ekspertizës, ka reaguar Prokuroria e Gjirokastër, e cila thekson se nuk është dalë ende në një vendim përfundimtar mbi vdekjen e minoritarit grek, Kostandin Kacifas, më 28 tetori 2018. Drejtuesi i Prokurorisë së këtij qyteti, Julian Çafka shprehet se organi i akuzës nuk i ka ndalur hetimet, teksa siguron publikun se do të kryejnë hetimin me objektivitet e paanësi.
"Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824 në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale", thuhet në njoftim.
Megjithatë, në ekspertizën, të cilën Shqiptarja.com e ka siguruar ekskluzivisht, thuhet se Kacifas nuk është qëlluar nga Forcat RENEA, por ka vrarë veten. Aty sqarohet se Kacifas ka marrë dy plumba; një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit. Sa i përket plumbit të dytë, mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut.
Në përfundim të hetimeve, pritet që prokuroria e Gjirokastrës të dalë në një përfundim nëse duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se referuar ekspertizës kemi të bëjmë me vetëvrasje dhe jo vrasje nga policia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin
24 Nëntor, 13:16
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
19 Nëntor, 17:10
-
Trafik emigrantësh dhe mallra kontrabandë, në pranga shefi i krimeve në Gjirokastër e 4 të tjerë! VIDEO kur efektivi arratiset me vrap (EMRAT)
18 Nëntor, 20:31
-
Gjirokastër/ Arrestohet 32 vjeçari, u kallëzua nga një 14 vjeçare se kreu marrëdhënie me dhunë ndaj saj
15 Nëntor, 15:20
-
Tepelenë, do shisnin 30 kg kanabis dhe një kallashnikov, 4 të arrestuar! Në pranga babë e bir që transportonin thasët me kanabis në makinë (EMRAT)
15 Nëntor, 09:14
-
Gjirokastër/ Trafiku i drogës dhe klandestinëve drejt Greqisë, ‘Crossborder’ godet grupin me 11 persona! 4 të arrestuar, 5 në kërkim dhe 2 nën hetim (VIDEO)
14 Nëntor, 13:21
-
Arrestimi i policit Albano Rustemi, burime: Merrte shuma të mëdha parash për dekonspirimin e operacioneve! Organizator i shpërndarjes së kanabisit
12 Nëntor, 13:45