Në një deklaratë të nënshkruar nga e veja Nicoletta Mantovani dhe Cristina e Giuliana Pavarotti thuhet: ‘’Ne kemi mësuar se aria ‘’Nessun dorma’’ e kënduar nga Luciano Pavarotti është përdorur si pjesë e kolonës zanore të fushatës elektorale të Donald Trump. Na përket ne familjarëve të rikujtojmë se vlerat e vllazërisë dhe solidaritetit që ka shprehur Pavarotti gjatë karrierës së tij janë të papajtueshme nga idetë që ka kandidati Trump. Ashtu si artisët e tjerë e kanë ndërmarrë këtë veprim personalisht, ne shprehim kundërshtinë tonë për këtë veprim’’.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com