Tere Lynn Svetlecich Russell, 43 vjeç, bashkë me dy vajzat e saj kanë një gjatësi të kombinuar flokësh që shkon në katër metra, dhe ngjajnë si familja reale e personazhit të disneyt Rapunzel. Nëna e pesë fëmijëve i mban flokët e saj të lëshuara që prej adoleshencës së saj, pasi bashkëshorti i saj Chip çmendet pas tyre.

Mirëmbajtja e tyre është e vështirë pasi ato kanë nevojë të pastrohen dhe të krihen rregullisht. Pjesa më e vështirë, sigurisht është larja e tyre, pasi të lagur ata bëhen shumë të rëndë dhe i kanë shkaktuar mjaft të rëna në dysheme. Ndaj ajo ka nisur t’i lajë ato e gjunjëzuar me ndihmën e bashkëshortit të saj.

Shumicën e kohës flokët e saj janë një kënaqësi pasi e kanë bërë të fitojë shumë çmime dhe ajo tregon se ndihet e lumtur që dhe vajzat po ndjekin hapat e saj. Të gjitha vogëlushet kanë flokë të bukur, të shëndetshëm dhe shumë të gjatë dhe të rrjeshtuara në rradhë duket që pak centimetra i diferencojnë nga njera-tjetra.

Por pavarsisht pamjes së bukur dhe të veçantë, mirëmbajtja e flokëve të vajzave ka shumë shpenzime, pasi për çdo larje të tyre ato harxhojnë një gjysëm litër shampoje.

Për më tepër ato janë dhe të bezdishmë, pasi i kapin padashje me derën e makinës, ua thith tharësja e flokëve apo fshesa me korent kur Lynn pastron shtëpinë, e cila vuan akoma më shumë pasi i ndodh që fëmijët t’i ulen gjithnjë mbi to.

Brenda traditës së tyre të rritjes së flokëve, ata ndjekin dhe një ritual që lejon vetëm gjyshen e tyre Patricia t’ua presë flokët.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)