Familja e varfër me dy djem
të sëmurë, apelojnë për ndihmë

Familja e varfër me dy djem<br />të sëmurë, apelojnë për ndihmë
Albi është vetëm 15 vjeç, por prej 10 vitesh përpiqet t’i bëjë ballë problemeve shëndetësore që e kanë prekur në moshë fare të mitur. 10 vjet më parë ai iu nënshtrua një operacioni dhe tashmë dergjet në shtrat, duke u ankuar çdo ditë për dhimbje të shumta.
 
Të pafuqishëm për të ndihmuar djalin e tyre të sëmurë, pasi paratë mungojnë, prindërve të Albit nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të bëjnë apel për ndihmë. 
 
Familja Binjaku jeton në një shtëpi me qira në Elbasan, ndërsa e vetmja e ardhur për ta është ndihma ekonomike që marrin dy djemtë, pasi përveç Albit  edhe vëllai i tij vuan nga probleme me shikimin.
 
Mes lotëve e zërit që i dridhet, Kristaq Binjaku, nuk kërkon gjë tjetër, veç shërimit të djemve të tij, për ti parë të jetojnë njëlloj si bashkëmoshatarët.

“Djalin e madh e kam bërë operacion në 2004 nga megauriteri. Ka pasur pasur shumë probleme i vjen era nga goja. E kam çuar në Tiranë disa herë, kam bërë edhe analizat më dalin normal. Unë dyshoj që djali ka problem te tubi sepse është me tub. Edhe mjekët shtypen por prapë nuk ma japin dot shpjegimin.  Nuk kam fuqi më, jam me qira paguaj 150 mijë lekë këtu, 300 mijë lekë që marr ndihmë ekonomike 150 i paguaj qira. I drejtohem ministrit edhe shtetit po patën mundësi t’i bëjnë një vizitë djalit, nuk dua asnjë gjë tjetër”, shprehet babai.
  
Nëna Bukuria çdo ditë i shërben djalit te saj 15-vjeçar, por nuk mundet t’i lehtësojë dhimbjet. Ajo dyshon për përhapjen e një infeksioni dhe trembet për jetën e të birit. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Pas ndeshjes me Partizanin, goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, thyhen xhamat

Pas ndeshjes me Partizanin, goditen me sende të forta autobusët me tifozë të Skënderbeut, thyhen xhamat