Në lagjen "Donika Kastrioti" të qytetit të Beratit jeton në kushte të mjerueshme familja Yzi. Kryefamiljarja Lumturi Yzi nuk i ndan lotët, ajo është e paralizuar dhe pa shërbim mjekësor. Injeksionet detyrohet t'ia bëjë i biri, që nuk është infermier.
Nuk kemi të ardhura as për ushqime, tregon mes dhimbjes djali i madh Meti Yzi. Ai gjatë ditës mbledh kanoçe, ndërsa kujdeset dhe për nënën e sëmurë.
"Mamanë e kam të sëmurë me paralizë, të ardhura s'kemi jetojmë në këtë gjendje, siç e sheh vetë. Drita nuk kemi...për të ngrënë ku mund të gjejmë...na ndihmon dhe lagjja", shprehet ai.
Babai i tij është gjithashtu i sëmurë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa nëna që dergjet në shtrat nuk ka përfituar pension invaliditeti. 25-vjeçari tregon se dokumentet për KEMP i kanë bërë në janar të këtij viti por ende nuk është aprovuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
"KEMP-i do 6 muaj që të dalë, këtu e 6 muaj mamaja ime s'di si do të jetë. Unë s'kam asgjë, as për ilaçe s'kemi mundësi, spitali nuk e mbajti", shprehet Meti Yzi.
Jetesa është tejet e vështirë për këtë familje, ku prindërit janë të sëmurë dhe 3 fëmijët të moshës nga 20- deri 25 vjeç janë të papunë. Pa energji elektrike, pa ndihmë sociale e shëndetësore, ata apelojnë për ndihmë përmes Report Tv.
"Nga shteti s'kemi ndihmë. Zoti lart na ndihmon dhe ndonjë biznesmen që mund të vë dorë në zemer..." tha ai
Numri i kontaktit të familjes Yzi për këto që dëshiron të kontribuojë dhe ndihmojë atë: 0696483613
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati i dështuar në Berat/ Arrestohet 46-vjeçari që fshehu makinën e 2 vëllezërve autorë, tentoi të arratisej nga Shqipëria
6 Janar, 10:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Berat/ Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta kirurgu i njohur Piro Leka
4 Janar, 15:16
-
Atentati i dështuar me breshëri kallashi ndaj dy shokëve në Berat, Policia shpall në kërkim 2 vëllezërit durrsakë
3 Janar, 14:15
-
Berat/ Dy persona i shpëtojnë atentatit në lagjen 'Donika Kastrioti'! 2 vëllezër i qëllojnë me automatik nga makina, dyshohet prishja e pazareve të drogës në Greqi (EMRAT)
2 Janar, 17:48
-
VIDEO/ Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh edhe në Berat
1 Janar, 01:51
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
Berat/ Bën parakalim të gabuar, mjeti humb kontrollin del nga rruga dhe më pas përmbyset, plagosen 3 persona (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 07:42
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor 2024, 12:18
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor 2024, 11:37
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor 2024, 09:03