Kjo është familja e Artur Çikës që jeton në një ambient shkollor të braktisur në fshatin Valare, gati 10 km në lindje të Gjirokastrës.  Me vetëm 10 mijë lekë në muaj nga pensioni i kryefamiljarit ku gjysma e tyre, përfundojnë për ilace.

"Këtë gjendje anormale e përjetojnë më tepër vazhat e çiftit. Të trija ndihen të veçuara nga pjesa tjetër e shoqërisë", shprehet kryefamiljari. 

"Skemi mundësi të zhvillojmë mësimin online", thotë njëri prej fëmijëve.

"Jetojmë në kushte të vështira ekonomike, dje kam ngrënë, ndërsa sot nuk e di se çfarë do të ha", shton tjetri.

Kryefamiljarja Lubjana Cika tregon të përditshmen e saj të lodhur. Goditjen e fundit e mori kur e hoqën nga skema e mbështetjes ekonomike...

"Shteti më preu pensionin, unë tani dua pensionin. Lekët që merr burri nuk më dalin as për të ngrënë. Nuk kam ore, nuk kam me çfarë të blej", shprehet ajo.

Report Tv shkoi në bashkinë e Gjirokastrës për këtë familje. Përfaqësuesi i saj  siguroi kryefamiljaren Cika që do ti rishikohet çështja

"Zonja është paguar nga bashkia, deri në tetor, në bazë të rikomisionimit që është bërë në Tiranë zonja ka dalë pa grup dhe në këto kushte ajo nuk mund të jetë më përfitusese nga pagesat e personave me afëtësi ndryshe", deklaron Albana Allushi nga Bashkia Gjirokastër.