Familja Gjici s'e shet Kukësin, sulmuesi largohet nga verilindorët! Mësohet skuadra e re

Familja Gjici s'e shet Kukësin, sulmuesi largohet nga verilindorët! Mësohet skuadra e re

Kukësi në stërvitje

Futbolli në Kukës është në udhëkryq. Arrestimi i kreut të bashkisë dhe njëherazi presidentit Safet Gjici për shkak të një skandali seksual, ka sjellë edhe efekt zinxhir në klub. Pas shumë emrave të larguar, tanimë po diskutohet edhe për një shitje të mundshme të aksioneve, teksa lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë revolte prej pagave të vonuara.

Kjo ka bërë që drejtuesit të zhvillojnë një mbledhje me ekipin, ku është premtuar pagesa e lojtarëve dhe vijimi i investimit në klub. Duket se familja Gjici do vijojë të jetë pronare e 87 përqind të aksioneve të klubit, duke mos u ndalur tanimë nga investimi disa vjeçar.

Tej çështjeve që i takojnë pronësisë, largimet në klub vijojnë. Këtë herë ka qenë sulmuesi anësor Jakup Berisha që ka zgjedhur mos jetë më pjesë e ekipit, duke vijuar karrierën në Kosovë me Ferizaj.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja