Familja mbretërore Shqiptare ka shkuar ditën e sotme në Kumanovë të Maqedonisë, ku kanë takuar banorët e lagjes së Trimave dhe kanë parë nga afër gjendjen atje, pas ngjarjeve të rënda të ndodhura pak kohë më parë .

Princ Leka II i shoqëruar edhe nga Princesha Elia vizituan sot Kumanovën, nga ku deklaruan se janë për sjarimin e situatës dhe transparencë të institucioneve.

Leka II tha para banorëve në Kumanovë se, familja mbretërore shqiptare do të jetë gjithnjë pranë shqiptarëve duke theksuar se janë pro implementimit të marveshjes së Ohrit.
Ai tha se familja mbretërore do të jetë pranë familjeve shqiptare që jetojnë në Maqedoni dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

“Jemi për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jemi për sqarimin e situatës dhe sa më shumë transparencë të institucioneve të Maqedonisë që të sigurojmë, që ngjarjet e ngjashme të mos ndodhin. Familja mbretërore gjithmonë do të jetë pranë familjeve shqiptare që janë në Maqedoni, Kosovë, Çamëri dhe Preshevë”, tha Leka II.  

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)