Mbreti Filipi dhe Mbretëresha Letizia të Spanjës dhe dy fëmijët, princeshat Leonor dhe Sofia, kanë vizituar pasurinë kombëtare Raixa Estate në Majorka, si pjesë e pushimeve të tyre verore në ishullin Balearic. Ata shijuan pamjet e mrekullueshme të pasurisë kulturore dhe natyrore të Raixa Estate që ndodhet në Malet Tramuntana.

Kjo zonë është e përfshirë në pasuritë e objekteve të trashëgimisë botërore të mbrojtura nga UNESCO. Filipi i VI dhe familja e tij kanë realizuar një tur shëtitje ku janë njohur me disa nga vendet më të bukura dhe stafin e ndërtesës historike.

Filipi u shpall mbret në një ceremoni të thjeshtë më 19 korrik pasi babai i tij Mbreti Huan Karlos hoqi dorë nga froni pas skandaleve të njëpasnjëshme në familjen mbretërore. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)