Familja me 6 anëtarë jeton në çadër, gjyshja: Nuk kam durim më, stuhia rrëzoi krevatin ku flinin fëmijët (VIDEO)

Një gjyshe mes lotëve që kërkon një strehë për 3 nipërit e saj ku më i vogli është ende në djep. Kjo është historia që vjen nga fshati Mazhe e Vogël e Fushë-Krujës. Familja me gjashtë anëtarë banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit është detyruar që të ftohtin dhe reshjet e shiut t’i përballojë nën strehën e një çadre.

“E vështirë shumë, nuk kam durim me fol më, jam e sëmur shumë”, tha mes lotësh Xhemile Meta.

Ka kaluar pothuajse një muaj nga tërmeti por shumë banorë të cilët kanë zgjedhur të mos largohen nga prona e tyre vijojnë të qëndrojnë në çadra. Familjarët me fëmijë të vegjël kanë kaluar natën mes të ftohtit, baltës e lagështisë nën çadër. E reja e familjes Meta thotë se era e fortë gjatë natës i ka rrëzuar krevatin në të cilin flinin fëmijët e vegjël.

“Jam me fëmijë të vogël, është 4 muajsh i vogli edhe në shi në baltë s’ka ardhur askush me na vrejt as kryeplaku as komuna. Kemi ra me gjithë krevat na ka hedh furtuna. Qanin fëmijët, tremben. Jena në ujë, edhe fëmija do sëmuret se nuk jetohet me kaq vështirësi. Nën të në tokë ka shumë lagështi. Ku të rri ky, mos me ardh askush të shohë”, tha nusja e familjes Meta

Zona e Bilajt në Fushë-Krujë është dhe ndër më të prekurat nga tërmeti ku dhe problematikat e strehimit janë edhe më të shumta. Reshjet e rëna gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë të pamundur qëndrimin në çadër. Banorët bëjnë apel për ndihmë, kërkojnë një strehë ku të paktën të munden të përballojnë kushtet e rënda atmosferike

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 24/12/2019 13:49

    Qeveria te shikoje keta njerez,,ti coje kontenier te pakten,,,a mund te flihet jashte ne kete te ftohte....ose cojini tek gjiri lalezit aty ka shume vila qe jane bosh tani...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë

Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë