Familja në varfëri ekstreme në
Rreshen, apel shtetit për ndihmë 

Familja në varfëri ekstreme në<br />Rreshen, apel shtetit për ndihmë 
Kjo është banesa ku jeton Mark Përndreca, gruaja dhe tre fëmijët e tij në fshatin Tene rreth 15 km larg Rrëshenit. Siç shihet në këto pamje, varfëria ka zëvë vend në çdo cep të kësaj ngrehine që më shumë ngjan me një stallë sesa me një shtëpi. Familja Përndreca nuk ka as kushtet minimale të të jetuarit.

5 anëtarët e mbajnë frymën jallë me një asistencë me vlerë qesharake, ndërsa asnjëri nuk është në punë. Ditët e tyre janë plot ankth, pasi nuk arrijën dot të sigurojnë bukën e përditshme. Anila tregon se ka pasur raste që kanë qëndruar ditë të tëra pa ngrënë. 

'Kemi një përkrahje prej 40 mijë lekë, ka raste që kemi ngelur pa ngrënë me 9 ditë. Pa dritë jemi, na ndihmojnë vetëm fqinjët dhe kusherinjtë e bashkëshortit', u shpreh Anila. 

Aleksandër Lusha, anëtar i këshilli Bashkiak të Rreshenit tregon për report TV se bashkia i ka ndihmuar disa herë me ushqime, por dfamiljes Përndreca I duhet një shtëpi e vërtetë.

'Markun e shikoni se ai sjell në Rrëshen misra për të shitur, mundohet të fitojë bukën e gojës. Bashkia e ka ndihmuar disa herë me ushqime por familja e tyre kanë nevojë për një shtëpi të vërtet', u shpreh Lusha. 

Nisur nga kushtet mjaft të rënda ekonomike dhe rreziku që shtëpia pa themel tu bjerë mbi krye, Mark dhe Anila Përndreca bëjnë apel pë ndihmë. Deri më tani I kanë ndihmuar fqinjët, duke u falur rroba e ushqime, por ata thonë se shteti duhet të vërë dorë mbi të.

familja e varfer kruje

familja e varfer kruje

familja e varfer kruje

familja e varfer kruje
Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump