Familja në Lezhë përjeton momente paniku, një grup personash u hyjnë në shtëpi! Kryefamiljari kthehet nga Mali i Zi: Gruas i kanë thënë se ishin policë

Një familje në fshatin Dajç të Lezhës, pretendon se ka përjetuar situatë të frikshme dhe paniku në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte. Sipas tyre persona të prezantuar si policia e shtetit kanë hyrë forcërisht në banesën e tyre, duke terrorizuar zonjën e shtëpisë dhe dy femijët, pasi kryefamiljari ndodhej në Mal të Zi ku punon si punëtor krahu.

Artan Gjinaj, tha se kishte ardhur në Lezhë pasi bashkëshortja e kishte njoftuar se persona të maskuar që i ishin prezantuar si policë, kishin hyrë për kontroll në shtëpi.

“Sot në orën 5 pa një çerek. Policia, kështu thanë, se nuk e dimë ende, kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni. Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu, vetëm unë nga 4 pjestarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen”- u shpreh kryefamiljari.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse personat të cilët kanë hyrë për kontroll në këtë banesë, kanë qenë policë. Siç bëhet me dije personat e maskuar nuk kanë grabitur asgjë, vetëm kanë bërë kontrolle në dhoma të ndryshme të shtëpisë dhe janë larguar. Policia e Lezhës ka bërë me dije se nuk është në dijeni për ngjarjen dhe se nuk kanë qenë pjesë e një operacioni të tillë nuk ka saktësuar dhe nuk kanë dhënë detaje për arsyet e këtij kontrolli në banesë, ku brenda saj ndodhej vetëm një grua me dy fëmijet e mitur.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2023 01:25

    Policia edhe kur ben kontrolle te befasishme duhet te kete leje nga gjykata,per arsyen se pse i duhet te beje kontroll.Keta duken me shume si hajdute,ose gango qe po kerkojne dicka ose dike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë