Familja nga Çorovoda me 2 fëmijë autikë në qiell të hapur! Kryefamiljari apel për ndihmë: Vajza e sëmurë, i hoqën pensionin e invaliditetit

Banesa e Ymer Sulës u shemb pjesërisht 4 muaj më parë nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës. Në Zaloshnjë të Çorovodës, që ndodhet rrëzë malit të Tomorit bën shumë ftohtë dhe dimrin e kanë kaluar nën një çati prej plastmasi.

Në këto kushte të mjerueshme, Ymeri jeton me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dy prej të cilëve me autizëm. Ai kërkon nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, njohur si “KEMP EPROR” t’i lidhin pension invaliditeti vajzës 22-vjeçe, pasi ia kanë ndërprerë padrejtësisht.

“Kam tre fëmijë dy vajza dhe një djalë. Dy prej fëmijëve i kam me autizëm.Për fëmijët kam marrë KEMP katër vite më parë ndërsa 2023-shin ma hoqën KEMP-in. Vajza është 22 vjeçe, djali 14 vjeç. KEMP-in e vajzës ma kanë prerë, por pres përgjigje nga Tirana kurse djalin ma kanë nxjerr të aftë mjekët në Berat”- u shpreh kryefamiljari.

Si të mos mjaftonin problemet shëndetësore në nëntor 2023 u shemb një pjesë e shtëpisë.

“Fëmijët në momentin që ranë muret ishin brenda por për fat arritën të dalin në kohë”- tregoi ai.

Banesa e familjes Sula është shkatërruar, ç’bie jashtë hyn brenda. Muret anësore kanë rënë.

“Tani në stinën e dimrit po flemë në këtë ambient”- rrëfeu Ymer Sula.

Të vetmet orendi janë dollapi i vjetër, një krevat disa thasë me rroba, ndërsa për çati disa trarë mbuluar me plastmas. Të gjithë janë të papunë, veç rrojnë me prodhimet bujqësore dhe një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh në muaj.

Bashkia e Çorovodës u ka dhënë 300 mijë lek për riparimin e dëmeve, shumë kjo e pamjaftueshme pasi shtëpia duhet rindërtuar nga themelet.

“Ato lek nuk dalin për  muret. Jemi shumë larg vetëm rruga për të sjell materialet  kushton shumë”- shtoi kryefamiljari.

Përmes Report TV, Ymer Sula apelon institucionet shtetërore, por dhe donatorët private që ta ndihmojnë për ndërtimin e një shtëpie të re. Personat që dëshirojnë të kontribuojnë në ndihmë të kësaj familje, mund të kontaktojnë kryefamiljarin, Ymer Sula në numrin: 0682729542. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 10/02/2024 20:48

    Ta ndihmoje kush ka mundesi se qekan ne hall te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it