Itali/ Familja ngre alarmin! Zhduket pa gjurmë 59-vjeçarja shqiptare

Itali/ Familja ngre alarmin! Zhduket pa gjurmë 59-vjeçarja shqiptare

Një 59-vjeçare shqiptare banuese në Pontedera të Italisë, u largua nga banesa pa lajmëruar askënd dhe nuk ka lënë asnjë shënim, duke bërë që familja të ngrejë alarmin dhe të denoncojë rastin në policia.

Ajo është larguar nga banesa të shtunën e datës 26 tetor, në orën 6 të mëngjesit dhe ende nuk është gjetur.

Sipas mediave italiane, menjëherë policia ka nisur kërkimet, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

Familjarët nuk kanë mundur të japin një përshkrim të veshjes së të zhdukurës, duke qenë se nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ajo ka dalë nga dera.

Bashkëshorti tha se ajo kurrë nuk ishte larguar nga banesa pa lajmëruar, ndërsa theksoi se kishte frikë se mos diçka e keqe i ka ndodhur.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë