'Familja s’më kuptonte', Florian Marku rrëfen si la shkollën për boksin

'Familja s’më kuptonte', Florian Marku rrëfen si la shkollën për boksin

Kampioni i boksit, Florian Marku është një ndër sportistët më të suksesshëm të momentit. Më 25 gusht, Marku do të ndeshet në ‘Air Albania’ kundër boksierit meksikan, Miguel Ramirez.

Sëfundmi Marku ka dhënë një intervistë ku ka folur për pasionin e tij për boksin, si edhe kundërshtitë që ka hasur fillimisht nga familja. Marku thotë se e ka lënë shkollën që në moshën 14-15 vjeçare dhe i ëshët dedikuar 100% boksit.

Por ky veprim i tij, nuk është pritur mirë nga familja, të cilët e kanë kundërshtuar, por Marku tregon se tashmë familjen e ka në krah dhe e mbështet në çdo vendim.

“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 02/08/2022 14:55

    Kur te te behen leket ilace nga te goditurat ne ring, ose kur largqofte te mbetesh me probleme ose me keq akoma nga ky sport, atehere hajde fol prape.

    Përgjigju
  • Iris: 02/08/2022 02:53

    Sigurisht qe shperblehesh,por shkolla eshte shume e rendesishme dhe pjesemarrja ne sport zgjat shume me pak se sa ne nje profesion tjeter dhe ne boks,ashtu si ne shume sporte te tjera,sot je fitues,neser s'je,per te mos folur per pasojat afatgjata e shpesh te pariparueshme ne shendetin trupor e mendor.Familja ka pare shperblimin monetar dhe pasionin tuaj,por nje diplome do te kishte pasur qindra here me shume vlere,se sa boksi.Mungesa e shkollimit ne emer te nje pasioni,nuk eshte nje gje as per t'u mburur,as per t'u vleresuar e trumbetuar,perkundrazi,eshte shembull i keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë