TIRANE- Vajza 21-vjeçare, e cila u plagos nga 52 vjeçari nga Tetova e Maqedonisë vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë.

Ajo ndodhet ende në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në Tiranë, nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Studenja me inicialet A.S, ka një plumb në kërbisht i cili ka prekur dhe organet. Autori i ngjarjes pasi qëlloi të renë, vrau veten, Agim Emini, nga Tetova, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë. 

Ngjarja ndodhi mesditën e të mërkurës në dhomën e hotelit pranë vilave gjermane, në rrugën "Tre vëllezrit Kondi". 

Shkaku i konfliktit që gjeneroi në dhunë e viktima ende nuk është zbardhur, pasi e mbijetuara, për shkak të gjëndjes së saj të rëndë, ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

agim emini me logo

(Foto: Agim Emini, hoteli ku ndodhi vrasja dhe studentja e plagosur)
Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)