Vdekja e Navalny, nëna e liderit të opozitës ruse i kërkon Putin-it t'i kthejnë trupin e të birit

Nëna e Aleksei Navalnit, para burgut në Siberi ku ai ndërroi jetë i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin për t’i kthyer trupin e të birit. Ajo thotë se ka 5 ditë që nuk lejohet të shohë trupin e djalit dhe nuk e di ku ndodhet.

Në një video e ëma i bën apel Putinit për t’i kthyer trupin e Alexeit, për t’i bërë një varrim dinjitoz. 

Më herët gruaja e Navalnyt iu pëgjigj Kremlinit, i cili i gjykoi të pabazuara akuzat e saj në lidhje me përgjegjësinë e presidentit Putin në vdekjen e Alexeit.

“Nuk më intereson se çfarë mendojnë ata për fjalët e mia.” u shpreh ajo ndërsa i kërkon Evropës të mos i njohë zgjedhjet në Rusi.

Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për gjetjen e tij janë mbyllur vazhdimisht.

amiljes së Alexei Navalnyt, kritikut të Putinit që vdiq në një burg rus, u është thënë se trupin e tij nuk do ta marrin për dy javë. Nëna e tij u informua se po mbahej për "analizë kimike", tha një përfaqësues i Navalny. Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok.

Në një video të postuar të hënën, Navalnaya u zotua se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë.

Ajo e ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”, tha ajo.

Autoritetet e burgut në Arktik njoftuan të premten për vdekjen e Navalnyt. Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij. Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëkohë pati fajësuar shërbimet ruse, në krye me Putinin, për atë vendim. Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, u dërgua në burg.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
Vdekja e Navalny/ Joe Biden: Të premten publikojmë sanksionet e reja ndaj Rusisë

1706808055_joebiden.jpg

Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka bërë me dije ditën e sotme se SHBA do të njoftojë për opinionin publik paketën e re me sanksione ndaj Rusisë, në përgjigje të vdekjes së udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është vrarë nga regjimi putinist.

Duke folur për gazetarët ndërsa nisej për udhëtim drejt Kalifornisë, Biden nuk dha më tepër detaje, por tha se do të jepte më shumë informacion mbi paketën e masave të premten.

Ora 15:13
Navalny gjeti vdekjen në burg/ Autoritetet ruse shpallin në kërkim vëllain e tij Oleg

Vëllai i Alexei Navalnyt, i cili ndërroi jetë në burgun siberian pak ditë më parë, është shpallur në kërkim nga autoritetet ruse.

Ndaj Oleg Navalny është hapur një procedim penal, sipas medias shtetërore ruse të lajmeve TASS. 

Megjithatë, media shtetëore nuk bën me dije se për çfarë rasti bëhet fjalë, por thuhet se policia është në kërkim të Oleg, i cili edhe më parë ka qenë në kërkim për një çështje tjetër. 

Në vitin 2014, Oleg Navalny u dënua me 3.5 vite burg për mashtrim, për të cilën kritikët e Kremlinit u shprehën se u sajua një akuzë që të ushtrohej presion ndaj vëllait të tij, të ndjerit Alexei Navalny.

Ora 10:03
PAMJE/ Natën e mes rrugëve me akull, autokolona ruse transporton trupin e Navalny nga burgu në morg

Autokolona e makinave që dyshohet se transportoi trupin e disidentit rus Alexei Navalny nga burgu në morg është janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Imazhet janë shpërdarë dhe analizuar nga media e pavarur ruse, Mediazona e njohur për kundërshtimin e tij ndaj Putinit, datojnë në natën mes 16 dhe 17 shkurtit 2024. Të dy kamerat tregojnë të njëjtën autokolonë që kalon lumin Ob në jug të Labytnangi, përgjatë rrugës së vetme midis burgut Kharp dhe morgut Salekhard, ku supozohet se ndodhet trupi i Navalny.

Udhëtimi nga burgu në morgun e spitalit në qytetin e Salekhard është rreth një orë me makinë dhe kodet e kohës, në video, tregojnë se kolona e përbërë nga katër automjete (dy makina policie, një minibus dhe një makinë tjetër pa shenja) u filmua midis orës 23:54 dhe 12:01 me orën lokale.  Siç raporton Mediazona, minibusi duket të jetë model UAZ dhe ka shenja që sugjerojnë se është një automjet i Shërbimit Federal të burgut.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë