Familjarët: Lavdrim Muhaxheri
nuk ka vdekur, është gjallë
U raportua se ishte vrarë, por nuk doli të jetë ashtu. Lajmin e lansuar edhe nga mediat ndërkombëtare, e hodhën poshtë familjarët e Lavdrim Muhaxherit.
Djali nga Kaçaniku, i futur në listën e zezë për terrorizëm, ende nuk ka vdekur. Familjarët thonë se sot kanë biseduar me të në telefon. Thirrja për faljen e drekës në xhamin e Kaçanikut mblodhi dhjetëra besimtarë. Në mesin e tyre edhe babain e Lavdrim Muhaxherit dhe familjarët e tij.
Mediat botërore raportuan se kosovari i cili për më shumë se dy vjet po luftonte përkrah grupeve të shtetit Islamik, është vrarë. Megjithatë ky lajm është pak i besueshëm për babin e tij K. Muhaxheri.
Pas një debati të gjatë para xhamisë së qytezës, babai dhe familjarë të tjerë hedhin poshtë çdo lajm se djali i tyre është vrarë. Arsyeja se pse ata nuk duan të flasin rreth aktivitetit të Lavdrimit, sipas tyre, është fakti se kjo çështje po u shkakton telashe të mëdha.
Një familje tregtarësh të njohur në Kaçanik veçmas pas daljes së birit të tyre krah grupit ISIS, ka ndikuar thellësisht në gjithë fisin. Të shqetësuar, thonë se nga ky rast u janë mbyllur shumë rrugë.
Ka kohë që disa nga ta nuk po mund të kalojnë as kufirin maqedonas dhe as atë shqiptar. Qytetarët e Kaçanikut, ata që e njohin familjen Muhaxheri, thonë se të izolohet familja për një rast të tillë, është e padrejtë.
Qyteti i Kobanit ku është raportuar se është vrarë Lavdrim Muhaxheri i futur në listën e njerëzve me të rrezikshëm, është një nga qytetet ku zhvillohet betejë e ashpër mes terroristëve të ISIS'it dhe luftëtarëve kurdë.
Ky qytet ka një rëndësi të madhe në luftën kundër ISIS'it, pasi që vlerësohet të jetë një 'urë' lidhëse që terroristët e ISIS'it pretendojnë ta marrin nën kontroll, në mënyrë që të depërtojnë më lehtë për në Evropë.
Marrë nga RTKRedakisa Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2483
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18