Familjarët: Amnisia bëhet për
të shpëtuar të akuzuarit e Gërdecit
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit me anë të një peticioni, i bën thirrje Kuvendit që të vlerësojë me kujdes amnistinë e propozuar për miratim, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Duke kërkuar që amnistia të mos falë asnjë vepër penale që lidhet me Gërdecin, ata theksuan se Kuvendi është ende në kohë që të riparojë këtë gabim në draftin e paraqitur.
TIRANE - Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit me anë të një peticioni, i bën thirrje Kuvendit që të vlerësojë me kujdes amnistinë e propozuar për miratim, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Duke kërkuar që amnistia të mos falë asnjë vepër penale që lidhet me Gërdecin, ata theksuan se Kuvendi është ende në kohë që të riparojë këtë gabim në draftin e paraqitur. Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit shprehet në peticion se “sado e rëndësishme të jetë festa e 100-vjetorit të pavarësisë, amnistia e propozuar, nëse nuk riparohet do të jetë thjesht një pjatë e shëmtuar për të zbukuruar tavolinat e një dite ku do të hahet drejtësia me turp e bukë”.
Sipas kësaj shoqate autorët e draftit të amnistisë tregojnë se nuk kanë mësuar gjë nga tragjedia e Gërdecit, pasi nga njëra anë amnistia ka përfshirë shumë ulje dënimesh, por nga ana tjetër ka përjashtuar disa krime të rënda, autorët e të cilëve nuk do përfitojnë asnjë ulje. Në peticion shoqata shpjegon se në këtë amnisti nuk janë përjashtuar nenet 282 dhe 289 të Kodit Penal që përkthehen në “Shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi këto janë dy veprat penale kryesore që sipas gjykatës janë konsumuar nga të pandehurit kryesorë të Gërdecit.
Më tej në peticion thuhet se është harruar të përjashtohen nga amnistia neni 161 “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, apo dhe neni 70/2 i Kodit Penal Ushtarak që bën fjalë për “Shpërdorimin e detyrës nga personeli ushtarak”, kështu që nëse procesi në Gjykatën e Apelit përfundon deri më 28 nëntor 2012, amnistia do të ulë shumë vjet nga dënimi për të pandehurit e cëcshtjes.
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit i bën thirrje deputetëve që të vlerësojnë drejt peshën e atyre veprave penale që kanë treguar në praktikë se mund të marrin edhe dhjetëra jetë njerëzish.
“Këto nene janë larë me gjak të pafajshëm dhe nuk mund të trajtohen si krime të lehta për t’u amnistuar, sado festë të ketë Shqipëria. Amnistia nuk parashikon përfitim as për krime ku e ku më të lehta siç janë aksidentet rrugore me plagosje të lehta, ndërkohë që krimeve të rënda si ai i Gërdecit po i jep një shans. Me anë të kësaj amnistie nuk bëhet gjë tjetër veçse jepet mesazhi i pamoralshëm se vrasja e një fshati të tërë është e parëndësishme në një shoqëri demokratike. Gjithashtu shqetësohemi me të drejtë edhe për amnistimin e veprave penale, të cilat kanë nisur të ndiqen me nismën e të dëmtuarve akuzues siç është plagosja e rëndë. Kjo vepër penale, ndonëse në dukje është më e lehtë, është e pamoralshme që pas 3 vjetësh endje gjyqeve ato të mbyllen me rastin e një feste”, thuhet në peticionin e Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit drejtuar Kuvendit.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3057
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24