Familjarët e tragjedisë se ‘Otrantos’ kanë reaguar pas deklaratave të deputetes italiane Daniela Santanche se vendi i saj “duhet t’i mbysim anijet me emigrantë siç bëri me Shqipërinë”.
 
Në një intervistë për A1 Report dy nga përfaqësuesit e ‘Shoqatës Otranto’ Pushime Çala dhe Teki Xhafa theksojnë se shteti italian me këtë deklaratë ka pranuar fajësine e mbytjes se 81 shqiptarëve ne kanalin e Otrantos nga goditja e anijes luftarake ‘Sibila’ në 28 mars të 1997.
 
Ata i kërkojnë gjithashtu shtetit shqiptar dhe drejtësisë te mbaj qëndrim për këtë ngjarje. Më 28 mars të 1997 duke ndjekur të njëjtën taktikë mbrojtëse, anija ushtarake italiane “Sibila” goditi dhe shkaktoi fundosjen e anijes shqiptare “Kater i Radës” me 120 pasagjerë që po lundronte në bord në Kanalin e Otrantos.

Bilanci i tragjedisë së Otrantos shënoi 108 viktima (81 të mbytur, 24 ende nuk janë gjetur) , përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.