TIRANE - Vrasja e nënës së këngëtares së njohur shqiptare Elsa Lila, në maj të 1997-ës është risjellë sërish në vëmendje, për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka kthyer çështjen e Eva Vishaj në Shkallën e Parë. Në një prononcim për Televizionin A1Report, avokati Sajmir Visha, dhe njëkohësisht vëllai i të ndjerës reagon në lidhje me këtë vendim, duke e quajtur të korruptuar.
Kushtetuesja ka vendosur rigjykim për të dënuarin Arbenc Ago, pra kthimin në Shkallën e Parë të çështjes penale. Avokati Sajmir Visha sqaron se ky është një vendim i padrejtë dhe shpreh indinjatën e familjes përfshi edhe mbesën, këngëtaren e njohur Elsa Lila.
Ai akuzon gjyqtaren e Kushtetueses, Altina Xhoxha se me vendimin e marrë ka shkelur ligjin procedurial. “Kushtetuesja zhvilloi gjykimin në mungesë të prokurorit. Gjyqtarja ka mbrojtur një killer me pagesë”, - u shpreh Visha për Tv A1Report.
Më 11 dhjetor të vitit 2005, Gjykata e Tiranës dënoi me 20 vjet burg Arbenc Agon, për vrasjen e 15 viteve më parë të Vishës.
Eva Vishaj u vra më 23 maj 1997 nga Arbenc Ago në Tiranë. Ago e ka marrë Vishajn pranë një palestre në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë me një fuoristradë, ndërsa gjatë kthimit pasi e ka goditur me grushte e ka qëlluar me një plumb pistolete në kokë, si pasojë e të cilit nëna e këngëtares së njohur Lila, mbeti e vdekur.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com