TIRANE- Burime pranë grupit hetimor thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se një ditë pas krimit janë marrë në pyetje edhe familjarët e 31 vjeçares Resmie Dishës. Sipas burime, bëhet me dije se familjarët e viktimës lajmin e hidhur e kanë marrë vesh nga media dhe janë ndjerë mjaft të tronditur pas saj. Familjarët janë shprehur se pak kohë më parë Shkëlqimi kishte shkuar në shtëpinë e familjes së Resmies dhe u kishte kërkuar atyre që të ribashkohej edhe një herë me 31 vjeçares dhe se mbi të nuk do të ushtronte më asnjë dhunë.