Familjarët e 54-vjeçarit, Djalosh Miroshi, për policinë e Durrësit janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e tij.
Burime pranë policisë së qytetit bregdetar konfirmojnë për Report TV se familjarët kanë dhënë dëshmi kontradiktore për vendndodhjen e ish-kryeplakut të fshatit Shkallë, pak çaste para se ti gjendej i vdekur.
Ndërkohë edhe miq të viktimës, por edhe pjesëtarë të fisit Miroshi drejtojnë gishtin pikërisht nga familjarët e Miroshit.
Këta të fundit janë liruar nga policia për të marrë pjesë në varrimin e kryefamiljarit.
Djaloshi u gjet i pa jetë mëngjesin e së premtes në oborrin e shtëpisë së tij, teksa ishte goditur me sende te forta ne kokë. Sipas policisë ai u gjet me kokën të çarë kokën më dysh me mjete të mprehta.
Sipas burimeve, ka qenë djali 25-vjeçar që ka gjetur të atin të vrarë në cepin e oborrit të shtëpisë.
Mirosh Djaloshi njihej si person i alkoolizuar, ndërsa mësohet se natën e ka kaluar në shtëpinë e tij, çka hedh dyshimet më shumë drejt familjarëve.
Ai ka qenë për 17 vite kryeplak i fshatit.

(Viktima Mirosh Djaloshi)
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com