TIRANË- Pesë foshnjet nuk e dinin që do të vinin në jetë me një problem shumë delikat, por falë bashkëpunimit të bluzave të bardha, ato sot gëzojnë shëndet të plotë.

Ekipi i Kardiokirurgjisë u ka dhënë lajmin e jetës familjeve 5 foshnjeve, më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh, të cilët arritën të përfundonin me sukses operacione shumë të ndërlikuara. Ato kishin lindur me një problem, i cili nëse nuk do të kapej në kohë, mund t'u kushtonte edhe jetën.

"Ekipi i Kardiokirurgjise operon 5 bebe neonat në 2 javët e fundit (më i vogli 5 ditësh deri në 30 ditësh) me diagnoze koartacion i aortës një kardiopati vdekjeprurëse që nëse nuk operohet në ditët e para të jetës është fatale. Një bashkëpunim shumë i mire mes ekipit të Kardiokirugjisë, Pediatrisë dhe 2 materniteteve Koco Gliozheni dhe Mbretëresha Geraldinë. Operacione të një kompleksiteti shumë të lartë që kryhen me gjithë vështirësitë e mëdha. Urime të gjithëve", shkruan mjeku Altin Veshti. 

1579713708_nderhyrjeerralle.jpg

Fotot e publikuara nga mjeku Altin Veshti