KORE- Zyrtarë të Koresë së Veriut dhe të Jugut do të zhvillojnë bisedimet e para të nivelit të lartë, që prej vitit 2007. Takimi, i kërkuar nga Korea e Veriut do të mbahet në kufi të fshatit Panmunjom, vend në të cilin u mbajtën dhe negociatat e armëpushimit mes dy vendeve.

Në qendër të bisedimeve do të jetë çështja e bashkimit të familjeve të ndara.
Dy Koretë do të lejojnë bashkimin e familjeve të ndara në Gadishullin Korean në fund të luftës mes dy vendeve në vitet 1950-‘53, për pesë ditë, duke nisur që prej 20 Shkurtit.

Hera e fundit që dy Koretë bënë bashkime familjare ishte në vitin 2010, por këtë herë ato përkojnë me fillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut, të cilat nuk priten mirë nga Korea e Veriut.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)