Familjet e nëntë viktimave izraelite të sulmeve të muajit të kaluar nga Hamasi, paraqitën një ankesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) me dyshimin se organizata militante palestineze ka kryer krime lufte, tha avokati i tyre.
Familjet duan gjithashtu që Hamasi të ndiqet penalisht për gjenocid dhe një gjykatë të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për liderët e tij, tha avokati Francois Zimmeray, në një deklaratë më 3 nëntor.
Më 7 tetor, Hamasi kreu sulme në të cilat, sipas zyrtarëve izraelitë, u vranë më shumë se 1400 njerëz dhe më shumë se 200 u rrëmbyen.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar Hamasin organizatë terroriste.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 9.000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
“Ankesa u referohet viktimave, të gjitha civilë”, tha Zimmeraj, duke shtuar se disa prej tyre ishin në festivalin muzikor "Pleme Nova” (Fisi i Novës).
“Ankesa thotë se terroristët e Hamasit nuk i mohojnë krimet që kanë kryer, të cilat i kanë dokumentuar dhe transmetuar gjerësisht, dhe se... faktet nuk mund të kundërshtohen”, tha ai, siç raporton agjencia France Presse.
Çdo individ ose grup mund të paraqesë një kërkesë në gjykatë e cila ka selinë e saj në Hagë. Gjykata, e krijuar në vitin 2002, heton dhe ndjek penalisht krimet e rënda në mbarë botën./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.7%
-
Pak
10%
-
Aspak
74.3%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit
23 Janar, 07:47
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Armëpushim në Gaza/ Lirohen 3 izraelitë e 90 palestinezë! OKB dërgon 630 kamionë ndihma
20 Janar, 12:15
-
Profilet/ Kush janë tre pengjet e para gra që u liruan sot nga Hamasi
19 Janar, 10:26
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën
17 Janar, 09:27
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
Po Netanjahu dhe ushtria Izraelite si duhet te quhen per krimi qe po kryen mbi popullin Palestinez?
Përgjigju