Momentalisht në Prishtinë po organizohet live një donacion për mbledhjen e fondeve për ndihmë të qytetarëve që u preken nga përmbytjet. Shumë personazhe publike kanë ofruar mbështetjen e tyre në ndihmë të familjeve që kanë pësuar dëmë materiale nga përmbytjet.
Në këtë program që po shfaqet live në shumicën e televizioneve në Kosovë, të pranishëm për të pranuar telefonata dhe donacione janë Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu, Osman Azemi .
Në një moment Mozzik ka bërë një gjest shumë human, duke ofruar shumën e madhe prej 20 mijë eurosh për banorët e prekur nga vërshimet.Mozzik theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.