TIRANE, 17 Dhjetor/ATSH/- Familjet, të cilat janë strehuar në objekte të ish-Ndërmarrjes Shtetërore në rrugën "Siri Kodra", Tiranë, të cilat shpërngulen nga banesa për efekt të privatizimit të objektit nga pronari, do të trajtohen me kredi të lehtësuar me interes 0%.
Vendimi u mor në mbledhjen e ditës s sotëme të Këshillit të Ministrave, sipas ligjit "Për programet sociale të strehimit", me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
Ministria e Zhvillimit Urban subvencionon interesin e kredisë nëpërmjet fondeve të planifikuara në projektbuxhetin afatmesëm. Ndërsa Enti Kombëtar i Banesave do të përcaktojë shumën e kredisë që përfiton çdo familje, bazuar në normat e strehimit sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dhe strukturën e apartamentit, që familja përfiton si dhe vlerën mesatare të shitblerjes së apartamenteve për qytetin e Tiranës, sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave, për koston mesatare të ndërtimit të banesave, për vitin 2014./a.gjonaj//a.ke/