Ndërsa prefektura ka bërë njoftimin për dëbimin e familjeve dhe ka publikuar biletat e avionit për të gjithë pjesëtarët, dhjetëra qytetarë janë revoltuar duke u ngritur kundër këtij vendimi.
Një prej mbështetëse të familjeve shqiptare ka deklaruar se “Këto dy familje kanë jetuar për disa muaj në Saint-Die dhe Epinal dhe tani nuk e kuptojmë çfarë po ndodh me ta. Ato nuk janë familje agresive dhe problematike në shoqëri”.
Ndërkohë, mes protestuesve ndodhet dhe një person me syze dielli, i cili ka tërhequr jo pak vëmendje. I pyetur nga gazetarët nëse rrezikon po të kthehet në Shqipëri, ai përgjigjet shpejt dhe shkurt “Po”, shkruan vosgesmatin.fr.
Më tej, qytetarët francezë të ngritur në protestë i kanë bërë thirrje prefektit të zonës të shqyrtojë situatën në mënyrë njerëzore dhe t’i autorizojë dy familjet shqiptare të paraqesin kërkesën e tyre për azil në Francë.
d.c./shqiptarja.com










