Familjet ukrainase të strehuara në Vlorë, inxhinieri bërthamor nga Kievi: Këtu ndihemi të sigurt, po kërkoj punë

Ivan Shevchenko nuk i është përgjigjur thirrjes së Presidentit ukrainas,Volodymyr Zelenskyy për të mbrojtur vendin nga ushtria ruse. Inxhinieri bërthamor është larguar nga Kievi dhe tashmë ndodhet në Vlorë bashkë me prindërit dhe dajën.

"Kemi udhëtuar nga data 5 deri më 10 mars tani më duhet të gjej një pune dhe te siguroj të ardhura. Dua të falënderoj shqiptarët, miqtë e mi vlonjat që i kam njohur gjatë pushimeve të viteve të shkuara", tha ai.

Ai thotë se ka qenë insistimi i nënës së tij për tu larguar nga vatra e luftës, dhe po kërkon punë në qytetin bregdetar.

"Unë punoj në Ukraine, jam inxhinier bërthamor. Mamaja ime është sipërmarrëse, dhe daja gjithashtu. Shokët e mi janë në Kiev edhe unë doja të qëndroja, por nëna ime nuk largohej pa mua. Situata është mjaft e vështirë, shtëpi të shkatërruar e njerëz që humbasin jetën çdo ditë".

Dy familjet Shevchenko dhe Tallasch kanë mbërritur privatisht në Shqipëri përmes rrugës tokësore në një udhëtim që ka zgjatur 5 ditë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2022 00:41

    Mund t'i ofrohet ndonje vend pune si profesor per fiziken berthamore ne Tirane.Me duket se kemi patur dhe institut te fizikes berthamore,por nuk jam 100 % e sigurt.

    Përgjigju
  • Ariu Shashimenit: 16/03/2022 15:54

    Në vlorë punë si inxhinier bërthamor gjen vetëm te kanali mutit te idrovori, ate kemi te vetmen qender bërthamore ne vlorë.

    Përgjigju
    • Arber: 16/03/2022 18:37

      HA HA HA je i madh.Gjithe ai kapacitet i mendjendriturve teVlores , aty perfundon.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë