Fanellat e Luftëtarit me falënderimin
e Tavos, irritohet PD: E pafalshme 

Fanellat e Luftëtarit me falënderimin<br />e Tavos, irritohet PD: E pafalshme 
Tre ditë më parë ekipi i futbollit Luftëtari i Gjirokastrës, me fitoren e arritur nga Apolonisë së Fierit me rezultatin 2-1 në stadiumin e Gjirokastrës, ka mjaftuar që të hyjë në elitën e futbollit vendas në Superligë.

Mirëpo në fund të takimit, lojtarët vendas, veshën një fanellë me ngjyrë të bardhë, ku falenderohej deputeti i LSI Vangjel Tavo.

Kjo në fakt, ka krijuar një irritim tek tifozët dhe sportdashësit gjirokastritë të cilët nuk e kanë duruar dot këtë fakt dhe janë larguar të zhgënjyer nga stadiumi.

Në mbështetje të tyre, ka qenë edhe grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, të cilët e kanë dënuar këtë veprim dhe e kanë quajtur një skandal të turpshëm përfshirjen e politikës në sport aq më tepër të një deputeti të mazhorancës.

Sipas kreut të PD në Gjirokastër, veprimi në fjalë është i pafalshëm.

Ne jemi kundër politizimit të futbollit, jemi kundër përfitimit të padrejtë që ndodh nga deputeti i LSI-së në Gjirokastër Vangjel Tavo dhe gjithë filantropat në botë dhe të gjithë ata që financojnë futbollin, por ne nuk e dimë sesa ka financuar familja Tavo në këtë rast. Mendoj se nëse kanë kontribuuar, ata e kanë bërë që të përfitojë ekipi jo ata, në formën e kredibilitetit politik. Në mbledhjen e ardhshme ne do ti propozojmë Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë që të ballafaqohemi me informacionin pasi sport klub Luftëtari që është financuar nga bashkia e Gjirokastrës të trajtohet dhe të dalë nga skema e OJF-së” ka thënë Roland Bejko.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!