Princ George ka festuar dje ditëlindjen e tij të 6-të dhe në këtë ditë speciale nuk ka munguar as urimi i bërë nga xhaxhai i tij, Princ Harry dhe Meghan Markle. Duka dhe dukesha e Sussex zgjodhën ta urojnë princin duke komentuar në një galeri fotosh të publikuar nga Kate dhe William.
“Gëzuar ditëlindjen. Ju urojmë një ditë të veçantë dhe shumë dashuri”, ishte komenti i lënë nga dyshja mbretërore, i cili ngjalli shumë diskutime dhe negativitet në rrjet. Arsyeja pse fansat nuk e pëlqyen komentin ishte sepse mendonin se Meghan dhe Harry duhet të përdornin titullin mbretëror të të voglit, pasi është një princ. Kujtojmë se vogëlushi është një nga pretendentët kryesorë për titullin mbretëror.