Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi Veliajt të imitimi i atentatit të Trump

Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi Veliajt të imitimi i atentatit të Trump

Momenti i dhunës fizike të Blushit ndaj Valterit

Pas grushtit të djeshëm në këshillin bashkiak, ka shpërthyer fantazia e shfrenuar e partisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ndërsa një ditë më parë, mbështetësit mediatikë, ishin në delir, pasi match-in e boksit ndaj Halit Valterit, pinjollit të një atentati të njohur, e kishte fituat Tedi Blushi, që sipas tyre na dolli i fortë, sot fabula ka ndryshuar.

Pikërisht si pasojë e nisjes së procedimit penal, që Halit Valteri, ka dërguar tek autoritetet përkatëse ndaj Tedi Blushit. Ndërkohë që krahu i djathtë i Metës, thotë se ka pasur tentativa për ta vrarë me armë zjarri brenda sallës së këshillit, gazetari në median e familjes Berisha, Bledian Koka, shkon edhe më tej, kur shkruan se ka pasur tentativa për të imituar atentatin ndaj Donald Trump në sallën e bashkisë Tiranë.

Koka, shkruan se Veliaj kishte veshur antiplumb, ndërsa në bashki ishin hequr dedektorët e armëve, e bashkia ka fshirë videot e regjistrimit të sallës. Një përfundim, i dalë dukshëm pa asnjë hetim apo vëzhgim paraprak, në një kohë kur procedimi penal po vijon dhe prokuroria sipas të gjitha gjasave do të hetojë me detaje të gjithë ngjarjen.

Ngjarja e djeshme ishte e thjeshtë: kur po fliste Veliaj, çohet Tedi Blushi dhe i hedh dosjen me letra A4, e donte të dilte në podium. Aty është zënë me këshilltarin Halit Valteri, e drejtuesja e seancës Romina Kuko, ka mbyllur seancën. Kaq ka qenë e gjitha. Ku i nxorën njerëzit e Berishës dhe Metës faktet se është përgatitur atentat apo ka pasur njerëz të armatosur? Ku e dinë se Veliaj ka pasur antiplumb? E gjitha kjo është një logjikë që nuk mbështetet askund, e delirohet pa fre në budallallëqe të tilla, të cilat, ose bëhen për të fryrë opinionin me fake news, ose siç thoshte Frrok Çupi vërtet ka një skenar./TemA

Postimi i Bledian Kokes

Pse Erion Veliaj veshi dje antiplumb ne 40 grade celcius? Incidenti i djeshem ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te Tiranes rezulton te jete nje skenar i mireorganizuar qe ka synuar gjakderdhje live! Fotoja me poshte tregon se Erion Veliaj ne temperature 40 grade ka shkuar i veshur me nje xhup i cili poshte tij fsheh antiplumbin e ngjeshur pas trupitj! Pyetja eshte se per cfare i duhet antiplumbi Erion Veliajt ne godinen qe e kontrollon ne cdo milimeter qofte me kamera e po ashtu edhe me sikaret e tij besnike! Keshilltari i opozites Tedi Blushi foli sot per nje skenar te mireorganizuar i cili kishte si qellim gjakderdhje brenda keshillit bashkiak te Tiranes!

Dyshimet jane se permes 4 personave te paautorizuar brenda Keshillit Bashkiak, Erion Veliaj ka tentuar te imitoje atentatin e Donald Trump, por ne fund skenari ka deshtuar! Per te shtuar dyshimet mjafton fakti qe diten e djeshme si asnjehere tjeter detektori i armeve ne hyrje te Bashkise se Tiranes ishte hequr krejtesisht. Dyshimet shtohen edhe me shume per inskenimin ndersa Bashkia e Tiranes ka asgjesuar pamjet e kamerave te brendshme dhe ka derguar ne polici vetem nje porcion te videos ku Tedi Blushi godet Halit Valterin, kjo e markuar me logon e Report TV, megjithese ne sallen e keshillit nuk ka qene prezente asnje kamera! p.s...lajmi i mire i gjithe kesaj ngjarje, eshte qe qartazi Erion Veliaj eshte ne deshperim total!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion