Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e Rrezart Kokollarit deri në 2026-n. 19-vjeçari shqiptar ka lindur në Zvicër dhe ka pasaportën e Maqedonisë së Veriut, duke luajtur me kombëtaren e moshave të fqinjëve. Kokollari së fundmi ka luajtur për San Luca në Serinë D të Italisë, teksa ka qenë pjesë edhe e Vaud në Zvicër.
"Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë deri në vitin 2026, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati italian ku së fundmi ka qenë pjesë e San Luca teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Zurich. Kokollari ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Rrezart Kokollari dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Rrezart", njofton Kukësi.
Përveç afrimit të fantazistit, Kukësi ka njoftuar edhe largimin e Klejdi Dacit. Sulmuesi u bashkua me verilindorët në qershorin e 2021, teksa ka luajtur në huazim edhe te Teuta.