Fantazia e Berishës: Shkëlzeni në SPAK s’është asgjë para ‘Ramës në aeroport…’!

Fantazia e Berishës: Shkëlzeni në SPAK s’është asgjë para ‘Ramës në aeroport…’!

Shkelzen Berisha

Nuk thonë kot ‘mendje mendje kjo dynja”, shprehje e cila me sa duket është tejet e materializuar në shoqërinë shqiptare dhe mbi të gjitha në politikën shqiptare. Që vërtetë ka marrë për kot.

Të premten dhe të shtunën mediat shqiptare u ‘shqyen’ duke dhënë lajmin e thirrjes nga ana e SPAK të Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Sali Berisha, si dëshmitar për tragjedinë e Gërdecit.

Po hetohet ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili ka përpiluar një listë të gjatë dëshmitarësh të thirrur për t’u pyetur, ndërkohë që SPAK ia plotësoi dëshirën duke shtuar ‘paketë’ dhe Shkelzen Berishën si dhe ish ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, autorin e shkresës së famshme zyrtare me mbishkrimin sipër me shkrim dore “për Shkelzenin”.

E dekonspiroi sekretarja e Bumçit këtë shkresë, e ka deklaruar dhe në hetime ajo, ndërkohë që njëherësh zbuloi dhe faktin se djali i ish kryeministrit ishte ‘non stop’ pjesë e ‘stafit’ të të gjitha ministrive ku kishte interes për lekë.

Historia dihet. Ka shumë biseda telefonike, gjatë ngritjes së biznesit të vdekjes, funksionimit të këtij biznesi dhe urdhërave të Shkelzenit ndaj ushrakëve për të furnizuar me më municione këtë punishte në Gërdec. Pikërisht në këtë vend afër Tiranës, teksa pas shpërthimit tragjik ku mbetën të vrarë 26 të pafajshëm, u plagosën mbi 300 të tjerë, Berisha në atë kohë kryeministër deklaroi se nuk e dinte nga binte Gërdeci. Fundja nuk ‘njihte’ as baxhanakun e tij, duke i ndryshuar dhe emrin ‘pa dashje’ në deklarimin zyrtar.

Por të vërtetën sado ta groposësh asgjë nuk e ndal. Pikërisht dhe kabllogramet e ish ambasadorit amerikan Uirdhers drejtuar në DASH këtë të vërtetë mbanin, që biznesi është i Shkelzen Berishës. Kabllogrami përmbante dhe rrëfimin e ish shefit të shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, gjeneral Luan Hoxha. I cili i tmerruar nga frika prej Shkelzenit, kishte vdekur në ‘aksident’ automobilistik ditë më parë paketuesi i përjashtuar i municioneve Trebicka, u shpreh se ndjehej i kërcënuar dhe kërkoi azil politik, të cilin e mori.

Pikërisht Luan Hoxha, ish shefi i Shtabit të ushtrisë, ditën e sotme është njoftuar se do të thirret nga SPAK si dëshmitar për Gërdecin. Dhe gjeneral Hoxha vjen nga Amerika, ku për të marrë atë të shkretë azil politik nga frika e Shkëlzenit, është ‘shtrydhur’ mirë dhe kushedi sa informacione ka lënë në tryezat e FBI dhe të CIA me këtë rast. Me këto ‘kontribute’ vjen në SPAK dhe masa të forta sigurie kuptohet, nëse do të vijë fizikisht.

Dhe pikërisht në këto dy ditë del Sali Berisha, i cili pasi e ka sulmuar ashpër SPAK për abuzim me detyrën, se është i kapur nga Rama, dhe pas ka deklaruar se dhe 100 vite të kërkojë SPAK për të gjetur ndonjë gjë në ngarkim të djalit të tij nuk do të gjejë, i është kthyer çështjes më të ‘dashur’ për të: hetimit të McGonigal nga drejtësia amerikane.

I cili për hir të së vërtetës ka pranuar se ka marrë nga ish pjestari i shërbimit sekret shqiptar Neza 225 mijë dollarë borxh. Ka pranuar fajin se nuk ka deklaruar tek FBI ku punonte si zyrtar i lartë këtë shumë të marrë borxh, dosja është mbyllur me këtë faj të ish zyrtarit të FBI, nuk ka asnjë çështje tjetër as në hetim dhe as në dosjen e kopsitur, as për kryeministrin Edi Rama dhe për askënd tjetër.

Pra dosja është mbyllur në SHBA, por dosja nuk është ‘mbyllur’ për Berishën në Tiranë, të cilit i ra dhe kauza e fundit kundër kryeministrit Edi Rama. Dhe pikërisht dje kur sapo ishte bërë publik lajmi se SPAK kishte kërkuar të birin, Shkelzenin për ta pyetur për Gërdecin, ndërkohë që ishte publikuar dhe lajmi se dosja e McGonigal ishte mbyllur në SHBA pa Ramën dhe pa asnjë tjetër brenda, përpos ish zyrtarit të FBI vetëm se nuk kishte deklaruar borxhin e marrë nga Neza tek zyra ku punonte, Berisha do deklaronte se kryeministrin e Shqipërisë e kishin bllokuar në aeroport dhe do ta mbanin atje.

Nuk habiste askënd lajthitja e Berishës, pasi ai është një njeri në hall dhe ca nga pleqëria ca nga frika se djali mund të shkojë drejt burgut për Gërdecin apo akuzat e tjera të shumta që ka në kurriz, mund të këpusë dhe ‘kumbulla’ të tilla. Ndoshta dhe thjeshtë për të zhurmuar. Ajo çfarë na habit është fakti se deklarata të tilla i bëri para deputetëve dhe njerëzve të tij, që e dëgjonin gojëhapur dhe ia përpinin fjalët që i dilnin nga goja. Ose janë të çmendur ose bëjnë si të tillë ndoshta, thjeshtë dhe vetëm me shpresën se mund të garantojnë ndonjë karrige deputeti në të ardhmen dhe kështu me “Foltoren” e nën siglën e Partisë së Lirisë së Metës.

Të njejtën gjë Berisha bëri dhe sot. Kur pa se Edi Rama “nuk u mbajt” nga organet e sigurisë në aeroportin e Nju Jorkut siç kishte deklaruar dje kreu i Foltores, doli sërish me në postim në rrjetin social, ku “qytetari dixhital” e kishte lajmëruar nga aeroporti, gjithnjë e ka një të tillë imagjinar Berisha që ‘ndjek’ Ramën, deklaroi se kryeministri Edi Rama qëndroi 90 minuta në aeroportin e Nju Jorkut dhe doli me fytyrë të nxirë sterrë.

Sipas tij e mbajtën hetues nga SHBA, ndryshe nuk do të rrinte kaq gjatë. Një shfrenim fantazie nga ana e Berishës, dhe që nuk ka nevojë për asnjë koment tjetër. Ai gjithnjë ka thënë atë që ka dashur, madje dhe nuk dinte nga binte Gërdeci më 2008 kur biznesi i të birit hodhi në erë një fshat të tërë duke vrarë 26 të pafajshëm e plagosur mbi 300 të tjerë.

Dhe tani kur ka ardhur ‘ora’ me sa duket për të bërë drejtësi për vrasjet shtetërore në Gërdec, Berisha del nga ‘binarët’ dhe këput deklarata të tilla pa mend, që të lënë vërtetë pa mend. Eshtë si të thuash, “lërëni Shkëlzenin e thirrur nga SPAK për të dëshmuar për shpërthimin e Gërdecit, nuk është asgjë përpara asaj që i ndodhi Edi Ramës për 90 minuta në aeroportin e Nju Jorkut. Aty u bë kiameti, doli shumë i nxirë në fytyrë, sterrë fare”. Dhe këtë e thotë një ‘non grata’ funksional si Berisha.

Eshtë me të vërtetë e dhimbshme se ku të katandis halli familjar dhe atë ‘çfarë ta bëjnë fëmijët nuk ta bën as hasmi, as Perëndia’. Ky hall jo vetëm që lë rrugëve Berishën në moshën 80 vjeçare, pa parti e me një pjesë ndjekësisht si “Foltorja’ që të shkojnë pas thjeshtë dhe vetëm për të të thithur dhe ‘molekulën’ e fundit të pushtetit, apo që të detyron të bësh dhe deklarata të tilla, që me të vërtetë dhe ne ndjehemi për turp t’i dëgjojmë nga goja e njeriut që e kemi pasur 13 vite në pushtet, President e Kryeministër e që i ka dhënë tonin politikës. Në fakt, duhet të jenë fëmijët ata që duhet ta nxjerrin nga sikleti, ta shpëtojnë. Duke u bërë burra, jo të fshihen në moshën 40 vjeçare pas babait 80 vjeçar për të shpëtuar lëkurën para drejtësisë. Dhëndri është ‘paketë’, s’po e llogarisim.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • halla esma: 24/09/2023 05:41

    GERDECI,,,11 JANARI,,,1997,PIRAMIDAT, ,DO JENE TRE AKUZAT KRYESORE QE DO GROPOSIN FAMILJEN BERISHA...DHE TI MERREN TTE GJITHA CFARE KANE ME SHTEPI,,PRONA,,LLOGARI NE BANKA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë