Fantazisti Lulzim Basha

Fantazisti Lulzim Basha

Quheni si të doni, mendoni dhe shprehni çfarë të doni për kryetarin e Partisë Demokratike, urreheni apo dëshiroheni, ama një gjë nuk ja mohoni kurrë, është fantazisti më i rrallë në politikën shqiptare, dhe jo vetëm.

Më thoni një kryetar partie, një opozitarist të vetëm, një figurë publike apo dhe mediatike, që fantazon si Lulzim Basha.

E firmos marrëveshjen e 5 Qershorit, dhe pas 2-3 ditësh të kthehet dhe të akuzon, se “ti po e prish qëllimisht atë”.

E premton me përulësi para ambasadores së SHBA zonjës Kim se “do ta votojmë marrëveshjen, dhe nuk duam koalicione parazgjedhore”, dhe ta bën hasha, sikur nuk ka ndodhur.

E thotë me të madhe se “jam dakort për listat e hapura” dhe i sulet kryeministrit Rama, duke i thënë se “po shkel mbi marrëveshjen e 5 Qershorit”.

Dhe së fundi, ka nxjerrë një tjetër variant fantazisti Basha, atë të “propozimit” të kryeministrit Rama, sipas të cilit “Lulzim ti kryeministër, dhe unë president”.

Madje zoti Rama i paska nisur 2-3 herë “korrierin” e tij, për ta bindur Lulzimin por ai nuk ka pranuar….

Dhe këtë Lulzim Basha, na e paska mbajtur deri sot të “fshehtë”, dhe nuk ka duruar dot, dhe e publikoi më në fund. Hajde të besojë populli këtë kryetar partie, këtë ish-ministër, ish-kryetar bashkie, dhe ish-deputet, ti japë votën në zgjedhje për ta bërë (larg qoftë) kryeministër.

Ndoshta pas kësaj, as ndjekësit e tij të mbetur andej-këndej nëpër Shqipëri, nuk do ta votojnë kryetarin e tyre, pasi nuk dinë kujt ti japin pushtetin, njeriut serioz dhe të besueshëm, apo atij që merret me fantazi verore dhe lojëra fjalësh.

Vetëm një fantazist i thekur, dhe që u beson vërtetë përrallave të Ervinit dhe Gazmendit, mund të dalë dhe të bëjë deklarata të tilla, në kohë pandemie. Vetëm një fantazist si Lulzim Basha, mund të dalë në media dhe të ketë kurajon të deklarojë se “Edi Rama më ka propozuar të bëhem unë kryeministër, dhe ai president”, dhe kjo vetëm e vetëm për të mos patur “koalicione parazgjedhore”.

Vërtetë e beson zoti Basha, se kryeministri Rama,do të të japë shansin të bëhesh “kryeministër” kur ty nuk të voton as Partia Demokratike, ndoshta as Doktori ?

Vërtetë e beson ti zoti Basha, se kryeministri Rama, do ti hiqte shansin Partisë Socialiste për të qeverisur vendin edhe për mandatin e tretë apo të katërt, për të finalizuar reformat e nisura dhe bërë shtetin ligjor, dhe do të të bënte ty kryeministër ?

Gjëra të tilla mund ti besoni vetëm ju zoti Basha, madje vetëm fantazistë si ju, por duhej të kishe gjetur diçka më të besueshme, pasi realisht je futur në “telashe” edhe me Ilir Metën. Kjo për faktin sepse, nuk i dihet, ndoshta kreu aktual i shtetit, deri atëhere mund të kërkojë edhe një mandat të dytë si president i vendit.

Dhe diçka tjetër zoti Basha, thonë se kur sheh ëndërra me “kryeministër”, do të humbësh diçka të madhe, ndoshta zgjedhjet e ardhshme, ndaj ndale fantazinë dhe merru me partinë kryetar….

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)