TIRANE- Ndryshimi i qeverisë ka sjellë edhe ndryshimin e faqeve zyrtare on line të Kryeministrisë si dhe të Kuvendit.
Por lënë për të dëshiruar disa faqe on line të ministrive, të cilat ende nuk kanë bërë zëvendësimet e fotove të ministrave të vjetër me ata të rinj. Kryeministria dhe Kuvendi kanë qenë institucionet e para që kanë bërë ndryshimin e faqeve zyratre të këtyre institucioneve.
Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë kanë ndryshuar faqet zyrtare të këtyre ministrive, ku përkatësisht fotoja e Arben Imamit është zëvendësuar me atë të Mimi Kodhelit dhe fotoja e Eduard Halimit që është zëvendësuar me figurën e ministrit të ri, Nasip Naço.
FAQET ZYRTARE TË MINISTRIVE QË NUK KANË NDRYSHUAR
Bie në sy faqja e Ministrisë së Brendshme, ku is-hministri, Flamur Noka nuk ka hequr ende foton e tij për ta zvendësuar atë me Saimir Tahirin.
E njëjta gjë ndodh edhe me Ministrinë e Transportit ku ende janë fotot e ish-ministrave të kabinetit “Berisha” përkatësisht Aldo Bumçit dhe Sokol Olldashit. Ndërkohë që në ministritë e reja në faqet e tyre thuhet se “këto faqe zyratre janë duke u përpunuar.
Në ministrinë e Arsimit nuk ka asnjë foto të ish ministrit Myqerem Tafaj. Ndërkohë që Ministria e Kulturës ka postime të fundit të ish ministrit, Visar Zhiti. Asnjë e dhënë për ministren e re.
Redaksia online
(ah/fc/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com