TIRANE - Më 24 korrik Bamir Topi i lëshoi zyrën Bujar Nishanit, i cili u betua si Presidenti i ri i Shqipërisë. Një muaj më pas, nëse kërkon të informohesh për Shqipërinë, Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme ndajnë mendime të ndryshme për emrin e kreut të shtetit.
Çdo i huaj apo vendas që kërkon të informohet përmes faqeve zyrtare të dy institucioneve shtetërore, thjesht do të çorientohet. Nëse klikon në faqen e Këshillit të Ministrave www.km.gov.al, në seksionin "Shqipëria" mund të njihesh me të dhënat kryesore rreth vendit tonë përfshirë emblemën, sistemin e qeverisjes, gjuhën, popullsinë, pozitën gjeografike dhe krerët e lartë të institucioneve shtetërore.
Kryeministria paraqet si President të Republikës, Bujar Nishanin, të zgjedhur nga Parlamenti për një periudhë pesë vjeçare. Ndonëse në këtë faqe thuhet se informacionet janë marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme, kjo e fundit mendon ndryshe. Në faqen e saj në internet www.mfa.gov.al mund të klikoni në seksionin "Rreth Shqipërisë", ku gjenden të dhënat në versionin e zgjeruar. Në hapësirën e kushtuar Presidentit, MPJ shkruan se ai është Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi më 20 korrik 2007 për një periudhë 5-vjeçare. Emri i Presidentit të ri, Bujar Nishani, nuk figuron në institucionin e drejtuar nga ministri Edmond Panariti.
Ndaj, në rast se kërkoni të dini kush drejton vendin, bëni më mirë të provoni të hapni direkt faqen e Presidentit.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com