TIRANE- Zyra qendrore e regjistrimit të pasurive ka krijuar faqen e re zyrtare ku ka bërë publike çmimet e shërbimeve, afatet, bashkë me penalitetet që do t’u ngarkohen subjekteve që nuk respektojnë termat kohore.

Sipas tabelave, subjektetet do të ngarkohen me kamatëvonesa nëse shkelin afatet ligjore për disa nga veprimet për të cilat ligji përcakton afate kohore. Këhtu, nëse regjistrimi I kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ, nuk kryhet brenda afatit kohor prej 30 ditësh, subjekti do të ngarkohet me një kamatvonesë prej 10% të shumës 3,500 lekësh që është tarifa e këtij shërbimi.