Kur bëhet fjalë për shëndet të mirë, ekziston një ushqim që duhet të jetë patjetër në listë.
Studime të shumta kanë zbuluar se konsumimi i farave të lirit ka një sërë përfitimesh, mes tyre përmirësimin e tretjes, shëndetin e mirë të zemrës, si dhe rrezikun e ulët të kancerit, obezitetit dhe diabetit.
Çfarë janë farat e lirit?
Fara e lirit janë, farat e një bime me të njëjtin emër. Ato janë shumë të vogla, të ngjashme në madhësi dhe formë me farën e susamit dhe kanë ngjyrë kafe.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Cilat janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të farave të lirit?
Farat kanë fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale si tiamina dhe magnezi. Ato janë gjithashtu një nga burimet e pakta bimore të acideve yndyrore të pasura me omega-3, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Aftësia e tyre ‘magjike’ për të reduktuar kolesterolin dhe për të “rritur sekretimin e yndyrës” ndodh për shkak të një fibre xhelatinoze të tretshme që gjendet edhe te algat e detit dhe bishtajoret. Kjo fibër mund të rrisë ndjenjën e ngopjes dhe të ndihmojë në menaxhimin e peshës.
Kur fibrat hyjnë në organizëm ato përthithen nga bakteret e zorrëve, ndërsa efektet janë zvogëlim i rrezikut të kancerit të gjirit, vezoreve, endometriozës dhe zvogëlimi i simptomave të menopauzës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)