Farmacistët kundër kontratës së FSDKSH dhe listës së barnave, protestojnë të premten

Farmacistët kundër kontratës së FSDKSH dhe listës së barnave, protestojnë të premten

Farmacistët bëhen bashkë kundër shkeljeve të bëra në kontratën e re të FSDKSH dhe me listën e barnave të rimbursueshme. Të pranishëm në një takim të përbashkët, kanë qenë grupe farmacistësh përfaqësimi nga Shkodra nga Korça, Fieri, Durrësi, Vlora, Lushnja, dhe Berati.

Para të pranishmëve, kreu i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma tha se kontrata është skandaloze, dhe është hartuar në fshehtësi të plotë nga FSDKSH.

“Kemi kërkuar informacion po Fondi dhe Ministria kanë heshtur. Situata është kaotike dhe ka arritur kulmin e paligjshmërisë nga FSDKSH. Kontratës i duhet thënë jo, të gjithë së bashku. Nëse kryeministri do të na takojë, do ta takojmë, po siç po vepron Qeveria dhe strukturat e shtetit ndaj nesh ka ardhur koha të lëmë bluzën e farmacistit. Nga 2015 qeveria vetëm ka goditur rrjetin e hapur farmaceutik. drejtori i FSDKSH gënjeu hapur para kamerave duke thënë që ne e kemi diskutuar kontratën me urdhrin e farmacistëve. Ne edhe sot nuk kemi info zyrtare e mësuam nga mediat”, u shpreh Toma.

Sakaq, ajo shtoi se “publikimi pa paralajmërim i listës së barnave të rimbursueshme dhe i kontratës, ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik në dëm të farmacive dhe për më tepër kriteret e kontratës janë skllavërim që qeveria po i bën farmacistëve. Ne nuk e pranojmë kontratën”.

Farmacistët kanë bërë peticion kundër kontratës së FSDKSH 2018, dhe kundër listës së barnave që sipas tyre shoqërohet me një dëm financiar shumë të madh. Peticioni i drejtohet direkt kryeministrit Rama.

“Po na falimentoni. Nëse nuk negociohet kontrata me farmacistët do lëmë bluzën pasi po na shkelen hapur të drejtat dhe po diskriminohemi në themel”, bëjnë apel farmacistët.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, farmacistët lajmërojnë protestë të premten në orën 11-13, duke mbyllur qepenat e Farmacive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot