32.128 firma qytetarësh janë dorëzuar në KQZ në mbështetje të një projektligji që synon trajtimin shëndetësor të fëmijëve jashtë vendit.

Nisma parashikon që shteti të marrë përsipër kostot e kurimit për sëmundjet e rënda, në rastet kur trajtimi nuk mund të realizohet në Shqipëri, duke lehtësuar barrën financiare për familjet.

Firmat u depozituan këtë të hënë nga nismëtarët, ndërsa tashmë pritet që projektligji t’i nënshtrohet procedurave parlamentare.