Farmacitë: Importohen barna pa u
regjistruar, MSH: Shëndeti, jo biznes

TIRANE- Distributorët farmaceutikë dhe unioni i biznesit pretendojnë se ministria e Shëndetësisë po vë në rrezik cilësinë e barnave që do të futen në vendin tonë, me ndërhyrjet që ka bërë në procedurat e tenderëve të medikamenteve për 2014. Sipas tyre tashmë mund të importohen barna që nuk janë fare të regjistruara në vendin tonë, gjë që lejohet vetëm në rast fatkeqësish natyrore.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka deklaruar se shëndeti për ta nuk është biznes.
 
“Importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur, me një mungesë të theksuar transparence, duke lënë, kështu, shteg për praktika abuzive dhe klienteliste në treg. Interesi i Ministrisë së Shëndetësisë për barnat është që pa cenuar cilësinë e barnave, me të njëjtën sasi parash të mund të blejë më shumë barna, për t'ia lënë njëherë e përgjithmonë të kaluarës, dukurinë e mungesës kronike të barnave në shërbimet tona spitalore”, sqaron ministria e Shëndetësisë.

PRETENDIMET E GROSISTËVE
Kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshim të procedurave të tenderit për barnat spitalore.
Nga lista e kërkesave për kompanitë është hequr ajo e autorizimit të prodhuesit të ilaçit, si dhe vërtetimi i regjistrimit të këtij bari në Shqipëri.
Ky vendim sipas dristibutorëve rrezikon t’i hapë rruge hyrjes në Shqipëri të barnave të falsifikuara ose përtej datës së skadencës.
 
REAGIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË
Ministria e Shëndetësisë në reagim pohon se importi dhe regjistrimi i barnave ka qenë deri para pak kohësh një proces tërësisht i kompromentuar dhe i mbyllur, me një mungesë të theksuar transparence, duke lënë, kështu, shteg për praktika abuzive dhe klienteliste në treg.
Shëndeti për ne nuk është biznes. Ne duam të ofrojmë përkujdesje shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë, jo vetëm për ata që kanë mundësi të paguajnë.
Pavarësisht prishjes së disa interesave klienteliste, reforma që kemi ndërmarrë po funksionon dhe qytetarit po i shërbehet më mirë.
Në spitale ka filluar furnizimi dhe falë uljes së çmimit, furnizimi është më i gjerë.
Kështu, për shembull, lista spitalore e vitit 2014 përmban 525 barna, përkundrejt 327 që përfshiheshin në listën e vitit 2013 – pra numri i barnave është rritur me 198, ose me 19%.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati